Dëshmi të reja janë zbardhur në lidhje me vdekjen tragjike të Adrinne Vaughan, botuese e librave të famshëm të Harry Potter. Mediat e huaja shkruajnë se drejtuesi i skafit është përgjegjës për ngjarjen e rëndë, pasi dyshohet se ishte i zënë me celularin e tij në momentin fatal.

Bashkëshorti i Vaughan, Mike White, u tha autoriteteve se 30-vjeçari Elio Persico po shikonte celularin e tij kur përmbysi varkën dhe goditi amerikanen dhe më herët kishte përdorur kokainë dhe kishte konsumuar alkool.

Sipas Daily Mail, autoritetet kanë konfirmuar përdorimin e drogës dhe konsumimin e alkoolit, por nuk kanë bërë të ditur sasinë e gjetur në trupin e të pandehurit.

Elio Persico tani përballet me një sërë akuzash, duke përfshirë vrasjen nga pakujdesia dhe plagosja nga pakujdesia.

Si ndodhi tragjedia?

Adrienne Vaughan kishte shkuar me pushime në Amalfi të Italisë pak ditë më parë, së bashku me bashkëshortin dhe fëmijët,

Më pas, skafi që ajo kishte marrë me qira me familjen e saj u përplas me një varkë me vela 45 metra.

45-vjeçarja ka rënë në ujë dhe është goditur nga helika e varkës. Ajo u vra në sy të burrit dhe dy fëmijëve.