Një grua 48-vjeçare akuzohet se sulmoi bashkëshortin e saj pas një turni nate, duke i prerë kokën dhe duke ua dhënë organet gjenitale qenve të tyre.
“Daily Star” shkruan se incidenti i tmerrshëm thuhet se ndodhi kur Maria, një grua ukrainase, zbuloi se burri i saj Oleksandr po kthehej në shtëpi në orët e para të mëngjesit, pas punës më 23 gusht 2019.
Policia ka deklaruar se incidenti ka pasuar pas një periudhe të zgjatur abuzimi fizik nga bashkëshorti i saj.
Sipas oficerëve, ajo u ka thënë atyre se ‘po vuante nga dhuna në familje për një kohë të gjatë dhe vrau burrin për t’i dhënë fund kësaj situate’. E sipas saj, ‘kjo ishte e vetmja rrugëdalje’.
48-vjeçarja akuzohet se fillimisht e mbyti burrin e saj dhe më pas i preu kokën me sëpatë. Por ajo se ka lënë me kaq, pasi më vonë ka marrë një thikë nga kuzhina dhe i ka prerë organet gjenitale duke ua dhënë qenve të saj.
Maria akuzohet më tej se është përpjekur të copëtojë trupin e viktimës, por dështoi dhe vrapoi në rrugë e mbuluar me gjak.
Duke folur për mediat lokale, Nadezhda Opanasiuk, një fqinje që e pa të akuzuaren në rrugë, tha se nuk mund t’a besonte atë që po i tregonte Maria derisa pa skenën e tmerrshme. Ajo rrëfen se Maria i kishte thënë se kokën e burrit të saj e kishte vendosur në një thes.
“Duart, këmbët dhe rrobat e saj ishin në gjak. Ajo tha: ‘Jam në telashe. E kam vrarë burrin tim’. Nuk e besova. Mendova se kishin një grindje dhe ajo mund t’a kishte goditur. Shkova të shihja nëse ai kishte nevojë për ndihmë mjekësore. Kur hyra në dhomë, pashë trupin e tij të gjymtuar. Çarçafët ishin të mbuluar me gjak. E pyeta: ‘Ku është koka e tij?’, dhe ajo u përgjigj: ‘Atje, në thes'”, ka treguare Nadezhda Opanasiuk.
Kjo e fundit njoftoi fqinjët, të cilët më pas telefonuan policinë. Oficerët mbërritën në vendngjarje dhe e morën Marian në paraburgim pasi ajo rrëfeu krimin.
Duke konfirmuar incidentin, zëdhënësi i policisë Vadim Artiukhovich tha: “E dyshuara rrëfeu plotësisht në vendngjarje. Ajo u akuzua për vrasje dhe u mor në paraburgim. Gruaja tha se vuante vazhdimisht nga abuzimi fizik dhe emocional dhe nuk shihte ndonjë mundësi tjetër për t’i dhënë fund vuajtjeve të saj.
Fqinjët thonë se, në fakt, e panë burrin duke e rrahur dhe duke e ndjekur me një sëpatë shumë herë. Megjithatë, gruaja nuk i ka raportuar kurrë incidentet”.
Megjithatë, djali i Marias, Viktor Fesianov, nuk mund ta falë atë për atë që bëri.
“E di që ajo është nëna ime. Por nuk dua t’a shoh më,” tha ai për mediat lokale. Maria përballet me deri në 15 vjet burg nëse shpallet fajtore. Hetimi ishte në vazhdim që nga viti 2019.



