Në një intervistë për “Pushime On Top”, Rogert Sterkaj foli për miqësitë e krijuara brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”.
Kur u pyet në lidhje me raportin me ish-finalistin, Armir Shahini, ai u shpreh se brenda BBV u afrua me të që t’a largonte nga çmimi i madh prej 100 mijë eurove dhe të fitonte Selin Bollati.
Në lidhje me këtë deklaratë të Rogertit ka reaguar menjëherë këngëtari i njohur. Miri ka postuar në “Instastory” një fotografi të tij dhe bashkëngjitur me të shkruan:
“Dhelpra kur nuk i kapi rrusht sigurisht që ishte i prishur. Kështu që thuajeni me zë të lartë se kush ju çoi në finale se nuk është turp!
Ps. T’fala nga 006-ta”.
Postimin e shoqëroi me këngën e famshme, “All Eyez On Me”.
Brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Miri dhe Rogerti kanë patur ndër debatet më të forta. Në një moment që të dy u afruan me njëri-tjetrin dhe u duk sikur po behëshin miq.
Raporti i tyre ka patur shumë ulje dhe ngritje, madje edhe në javët e fundit patën mjaft debate.



