Këngëtari Jozefin Marku është shoqërohet në polici ditën e sotme, pas publikimit të videos ku ai dhe persona të tjerë shfaqeshin duke dhunuar Eduard Kuçin.
Lajmi konfirmohet nga gazetarja e To Channel Dorjana Bezat. Mësohet se bashkë me Jozefin Markun është shoqëruar edhe një person tjetër i përfshirë në këtë ngjarje.
Nga hetimet e deritanishme u zbulua se video është regjistruar në Tiranë tek mbikalimi i Rinasit.
Po ashtu janë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë në zonë dhe po punohet për identifikimin e personave që shfaqen në video.
Një ditë më parë, Prokuroria e Pejës lëshoi fletë-arrest për Markun, në lidhje me dhunimin e shtetasit nga Kosova.

