Në rrjetet sociale është bërë publike video e plotë e dhunës së Joz Markut ndaj Eduard Kuçit. Këngëtari i njohur dëgjohet fillimisht duke folur me disa persona që kishte në makinë, duke u thënë që të bënin gati telefonat që të filmonin atë që do të ndodhte.

Më pas ata dalin nga makina dhe menjëherë shfaqet Jozi teksa godet me shpullë Edin, i cili dëgjohet duke thënë “o Joz’.

“A bën më gabim? Shih këtu. Kë shan ti? Për çfatë pëzihesh kot? Më shih në sy”, dëgjohet të thotë Jozi, i cili më pas shton”

“Pse më ke sha?”.

Ndërkohë nuk është vetëm Jozi ai që godet Edin, por edhe personat e tjerë që janë bashkë me të. Gjithashtu dëgjohet edhe një zë tjetër që thotë që të mos e godasin më.

Pjesë nga biseda:

Jozi: Pse më ke sha?

Edi: Të kam kërkuar falje.

Jozi: Mua me më sha?

Edi: Atëherë kam bërë gabim

Jozi: Ulu në gjunjë e kërko falje, mos e zgja më

Edi: Më fal

Në fund Edi i zgjat dorën Jozin, i cili ia jep dhe largohet nga aty.