Modelja e famshme britanike, Demi Rose, ka kohë që nuk është aktive në rrjetet sociale, duke u “zhdukur” thuajse totalisht nga “Instagram”-i dhe platformat e tjera ku më parë ishte shumë e pranishme.
E njohur për natyrën e saj tejet provokuese dhe fotot e shumta të ekspozuara që shpesh bënin xhiron e rrjetit, Demi Rose ishte një nga figurat më të komentuara në botën e showbiz-it online.
Ajo është gjithashtu e pranishme në platformën për të rritur “OnlyFans”, ku ka ndarë përmbajtje ekskluzive me ndjekësit e saj.
Megjithatë, mungesa e saj e gjatë nga rrjetet sociale ka ngritur pikëpyetje te fansat, të cilët janë mësuar me aktivitetin e saj të vazhdueshëm dhe postimet e shpeshta.








