Një grua, e cila dikur bullizohej për peshën e saj, i ka mahnitur të gjithë me transformimin drastik. Chloe – e njohur si Chlo Money – peshonte 160 kilogramë dhe të gjithë i drejtoheshin me ‘e shëndoshë’.
E ishin pikërisht komentet tallëse që e bënë atë të merrte vendimin e rëndësishëm për jetën e saj. Ajo nisi palestrën dhe ndryshoi menjëherë dietën.
Chloe ka publikuar një klip në “TikTok” që është bërë menjëherë viral në rrjet, ku ajo tregon se si dukej para transformimit ekstrem.
Në imazhet në fjalë shfaqet një Chloe e buzëqeshur duke pozuar në plazh, me një bluzë blu dhe xhinse e këpucë të bardha. Në atë kohë ajo ishte plot 160 kilogramë.
“A do të dilje me të”, shkruante ajo bashkëngjitur me videon ku tregonte transformimin e saj. Përgjigjen e dha po ajo:
“Jo, ajo është e shëndoshë”.
Pasi duroi talljet për peshën e saj, Chloe arriti që të humbte 70 kilogramë. Më pas ajo ndau një video të saj duke u ushtruar në palestër, misioni i saj për të ruajtur peshën ideale.