Diva e muzikës ndërkombëtare, Beyonce, festoi një ditë më parë ditën e lindjes. Ajo ka lindur më 4 shtator të vitit 1981 në Houston, Tekxas dhe festoi 42-vjetorin e lindjes.

Beyonce Giselle Knowles filloi të këndonte në moshën 7-vjeçare. Gjithçka nisi në një kishë, ku shkonte rregullisht.

Ndërkohë në vitin 2003 Beyonce publikoi albumin saj të parë, të titulluar “Dangerosly in love”, i cili ishte një sukses i madh.

Por më herët, në 2001-shin Beyonce luajti edhe disa role në filma dhe u bë artistja e parë afro-amerikane që fitoi çmimin ASCAP.

E ashtuquajtur “Diva” ka marrë 22 çmime “Grammy” dhe është këngëtarja më e nominuar dhe që ka fituar më shumë çmime në “MTV Video Music Awards”.

Disa nga këngët më të njohura të artistes janë “Say my name”, “Drunk in love”, ”Formation”, “Sorry”, “Halo”, “Crazy in love”.

Kujtojmë se ylli i muzikës është e martuar me reperin Jay-Z dhe kanë tre fëmijë së bashku.