Ish-banori i “Big Brother VIP 5”, Gëzim Blakaj, feston sot 26 vjetorin e lindjes. E në ditën e tij të veçantë¸ ai ka marrë urime të shumta nga miqtë, familjarët dhe fansat e tij të shumtë.
Por sigurisht, vëmendjen më të madhe e mori urimi i partneres së tij, Selin Bollati. Fituesja e edicionit të pestë të reality show-t ka publikuar në “Instastory” një postim të saj të datës 20 prill.
Krahas këtij postimi, balerina e njohur ka bërë një dedikim mjaft romantik për DJ Gimbon.

“Dhe papritur, gjithçka mori kuptim. Kuptova se sa shumë më do Zoti, sepse mes gjithë shpirtrave të kësaj bote, Ai zgjodhi të më sjellë ty. Bekimi im më i madh, vendi im i sigurt dhe dëshmia ime më e ëmbël se sa me fat jam në të vërtetë. Gëzuar ditëlindjen dashurisë sime, shokut tim më të mirë dhe 11-tës time me fat përgjithmonë… Të dua”, shkruan Selin në postimin e saj.


