E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, gazetarja dhe aktivistja Zhaklin Lekatari, ka diskutuar mbi barazinë gjinore por jo vetëm…
Pjesë nga intervista:
Si ka ndryshuar kultura e takimeve sot me vitet e kaluara
Këtë gjë e shoh shumë te gjenerata e re, vajza që janë më të lirshme, vajza që e dinë se çfarë duan, vajzat që e ftojnë një djalë. Nëse ai djali bën ‘love bombing’ apo është ‘red flag’, ato largohen. I japin këshilla shoqeve të tyre, i ndihmojnë shoqet, i suportojnë. Ka një lloj motërzimi mes grave dhe vajzave, gjë që më përpara nuk ekzistonte. Këtë trend e shoh edhe te gjenerata ime millenuials, sepse kjo gjenerata Z janë bijtë e millenials. Mendoj që hapi i parë është hedhur nga gjenerata jonë që ka lindur në fud të viteve 80, në fillim të viteve 90, pra pasi ka rënë komunizmi dhe e kanë një këmbë te tradita, një këmbë te bota digjitale. Por prapë këtu mendoj se ka një diferencë midis zonave urbane dhe si zhvillohet jeta në zonat urbane dhe në zonat jo urbane, ku vazhdon akoma tradita për t’i fejuar e martuar vajzat, për të kontrolluar jetën e tyre. Për sa i përket dating dhe flirting, dua të bëj një diferencim mes të qenurit kavalier, të pasurit klas dhe të respektuarit të një vajze. Nëse ti dhe unë dalim në një date, nëse unë jam vajzë dhe të ftoj ty, unë marr përsipër edhe të paguaj sepse unë të ftova. Në takim të parë nëse një djalë nuk paguan, unë mendoj se është pak me shije të keqe, jo për shkak të parave, por për shkak të të qenurit kavalier, e joshjes elegancës dhe të treguarit të një lloj qytetarie. Barazia gjinore dhe kavalieria janë dy gjëra të ndryshme, nuk kanë pse përplasen me njëra-tjetrën. Por nga ana tjetër më pëlqejnë dhe vajzat që e kanë fuqinë ekonomike, që duan të ushtojnë fuqinë e tyre ekonomike, ndonjëherë paguajnë për ata djem.



