Ish-konkurrentja e “Për’puthen” dhe influencuesja, Aria Duka, ka qenë një ditë më parë e ftuar në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën. Moderatori i njohur e ka ngacmuar atë në lidhje me tipologjinë e meshkujve që pëlqen dhe ajo u shpreh se janë veriorët.

E pyetur nga Ronaldo se pse pëlqen djemtë nga veriu, Aria u përgjigj ‘se janë budallenj’. Më pas ajo sqaron se nuk e ka në sensin e keq, por me përkëdheli.

Pjesë nga intervista:

Ronaldo: E dëgjoj nga shumë vajza këtë. Po ça kanë djemtë veriorë më shumë që nuk e kanë djemtë jugorë? Dinë të bëjnë më shumë për vete? Ça ndodh? Janë më të bukur?

Aria: Janë më budallenj.

Ronaldo: Veriorët?

Aria: Po.

Ronaldo: Dhe kjo të pëlqen ty?

Aria: Ja do çohen tani moralistët ‘kujt i thua ti budalla?’

Ronaldo: Më fal, dhe kjo të pëlqen? Se ti the më pëlqejnë meshkujt veriorë.

Aria: Të kenë ambicie deri diku por të jetë dhe pak…

Ronaldo: Është interesante kjo se besoj se këtë e kishe me shaka, se nuk do donim të ofendonim.

Aria: Jo. Nuk jam tip që ofendoj.

Ronaldo: Sapo e bëre para një minute.

Aria: E di.

Ronaldo: Je e vetëdijshme?

Aria: Patjetër.

Ronaldo: E kishe seriozisht apo?

Aria: Thjesht ishte mendimi im personal. Nuk dua të preket askush, por kështu duken.

Ronaldo: E ke bindje?

Aria: Po.

Ronaldo: Ok. Unë distancohem tërësisht nga kjo deklaratë, është përgjegjësi totale e Arias, nuk duam të ofendojmë apo të prekim njerëz të këtij vendi.

Aria: Shiko, ne si shqiptarë që jemi, këto fjalë i përdorim dhe me përkëdheli.

Ronaldo: Ti tani e ke në sensin e mirë, si përkëdhelje?

Aria: Po patjetër, se nuk jam këtu për të ofenduar.

Ronaldo: E ke në këtë që janë më posesivë, më dominont, më të dhënë?

Aria: Po patjetër.