Ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Aria Duka, ka qenë një ditë më parë e ftuar në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën. Moderatori i njohur e ka ngacmuar atë në lidhje me tipologjinë e meshkujve që pëlqen dhe ajo u shpreh se janë veriorët.

Sipas saj, meshkujt jugorë i sheh vetëm si miq dhe nuk do të tentonte të kishte diçka më shumë me ta.

Pjesë nga intervista:

Ronaldo: Veriorë apo jugorë, cila është tipologjia e meshkujve që të pëlqen më shumë? Se thuhet se ndryshojnë meshkujt e jugut me ato të veriut.

Aria: Veriorë kam patur më shumë. Le të themi veriorë, edhe pse jam jugore vetë.

Ronaldo: Ça kanë veriorët që nuk e kanë jugorët?

Aria: Thjesht jugorët i shoh si shokë, si miq. Nuk do tentoja të kisha diçka më shumë.

Ronaldo: Ndërsa veriorët…

Aria: Nuk e di saktësisht.