Personal trajner dhe ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Genti Ndoja, ka qenë së fundmi i ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën. Ai ka folur më shumë rreth palestrës si dhe ka dhënë disa këshilla për të qenë sa më të shëndetshëm.

I pyetur se ‘çfarë bëjnë zakonisht gabim shqiptarët në palestër?’, Ndoja u përgjigj se ‘si popull bëjmë shumë gabime’. Sipas tij, njerëzit marrin informacione të gabuara.

“Ne si popull bëjmë shumë gabime. Mendoj që njerëzit marrin atë informacionin e gabuar dhe janë me atë të vjetrën që duhet të vrapojnë sa më shumë, të djersisin sa më shumë. Sepse kujtojnë se djersa është ajo që djeg dhjamin. Nëse djersin, do të thotë që ke bërë palestër në mënyrë intensive dhe po shkarkon ujërat dhe toksinat nga trupi, asgjë më shumë. Nuk është një tregues që po djeg dhjamë, thjesht po shkarkon ujërat e trupit. Madje sipas studimeve tani, ecja e lehtë ose ajo malorja që bëjmë në pistë, është ajo që djeg dhjamin më shumë”, tha ai.