Personal trajner dhe ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Genti Ndoj,ka qenë së fundmi i ftuar në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën. Ai ka folur rreth palestrës si dhe ka dhënë disa këshilla për të qenë sa më të shëndetshëm.

I pyetur se ‘si i sheh çiftet që vijnë dhe bëjnë palestër bashkë’, ai u shpreh se për syrin e atyre që punojnë aty ‘është gallatë’.

“Për syrin tonë, për ne që punojmë aty, është gallatë. Janë ndodhi të ndryshme, që nga ai djali që vjen rrotull për të thënë që janë bashkë, ose kur ajo po bën ushtrime dhe ai vjen i merr atë shishen me ujë dhe e pi, për të treguar që ajo është me të. Nëse ata janë dakord, hyjnë brenda bashkë, njëri një qejf të vet, tjetri në qejf të vet, është mirë. Ka dhe nga ata të dashur që i marrin vajzat dhe bëjnë shtanga. Ushtrimet nuk kanë gjini, por është radhitja e programit që bën atë ndasinë se për kë ke qëllim. Nuk është një ndarje ushtrimesh për të dy njëlloj, secili ka të vetat”, është shprehur instruktori i njohur.