Një ditë më parë, Ilir Vrenozi ishte në një lidhje direkte me emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, për të folur rreth festës që organizoi për ditëlindjen e tij të 55.

Ai tregoi se kishte ftuar të gjithë banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”, por vetëm 8 prej tyre kishin qenë të pranishëm.

Bashkë me të, ishte edhe Seno Fishta, ku u ngacmua pak mbi disa postime që kishte bërë së fundmi ku duket se hedh disa “kunja” ndaj një tjetër ish-banori, Mateo Borrit.

“Ke bërë disa postime ku përmend fansat nga India, me kë e ke?”, e pyeti moderatori i njohur dhe ai iu përgjigj:

“Me Mateon e kam, se nga India i ka… Kur i thashë unë që i ka fansat nga India, më kanë masakruar fansat e tij. Kur ai vetë deklaroi që lulet i ka nga fansat nga India, domethënë që ai vetë i ofendoi fansat e vet. Që ka fansa nga India, është diçka pozitive, se ka marrë famë ndërkombëtare. Është gjë pozitive, ai nuk ka pse preket. Nuk ka pse preket, është ndërkombëtarizuar Mateo. Do e thërrasin në Bollywood…”.