Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale në Qeverinë e Serbisë, Snezhana Paunoviç, ka shkaktuar reagime të forta pas një deklarate të bërë gjatë një interviste për një media serbe.
Paunoviç, pjesë e qeverisë së presidentit Aleksandër Vuçiç, deklaroi se nëse do të kishte pasur të njëjtën liri veprimi si ish-presidenti serb Slobodan Millosheviç, do ta kishte “spastruar etnikisht Kosovën” gjatë luftës së viteve 1998–1999.
“Për të metat dhe budallallëkun tonë, nëse do të kisha qenë e lirë si Millosheviqi, do ta kisha pastruar etnikisht Kosovën në vitin 1998”, u shpreh ministrja serbe.
Lidhur me këtë deklaratë ka patur reagime të shumta si nga ana politike, por edhe nga personazhe të njohur të ekranit.
Një ndër to është aktorja e njohur, Egla Ceno, e cila ka bërë një postim në “Instastory”. Fituesja e edicionit të tretë të “Big Brother VIP” ka publikuar një fotografi të Snezhana Paunoviç
“Humanizmi përfundon aty ky nis racizmi. Fytyrë e salduar me spërkla majdanozi”, ka shkruar Egla krahas fotos së ministres serbe.


