Regjisori i njohur, Aldo Marku, ka dhënë së fundmi një intervistë për emisionin “Pushime On Top”. Moderatorja Lei Kraja e ka pyetur atë në lidhje me filmin e tij të dytë “Polic për jetë”.

Por jo vetëm kaq, pasi e ngacmoi edhe në lidhje me jetën e tij private. I pyetur nëse është beqar, ai tha po, madje habiti kur tha se ‘do jem single për jetë’.

E pyetur nga Lei nëse po flet me ndonjë vajzë, ish-banori i edicionit të katërt të “Big Brother VIP Albania” u përgjigj me ‘po’, por pa shtuar detaje të tjera.

Pjesë nga intervista:

Lei: Ti je single?

Aldo: Unë?

Lei: Po. Apo je single për jetë?

Aldo: Single për jetë po

Lei: Pse? Çfarë të mungon?

Aldo: Çfarë me mungon? Nuk më mungon gjë. Pikërisht se nuk me mungon gjë do jem single për jetë.

Lei: Të pëlqen ndonjë tani për momentin?

Aldo: Tani për momentin…

Lei: Flet? Për të gjithë vajzat që të shohin

Aldo: A flas me dikë?

Lei: Po

Aldo: Flas