Fituesja e edicionit të pestë të “Big Brother VIP Albania”, Selin Bollati, ka ndarë me ndjekësit një aspekt personal që e shoqëron prej vitesh dhe që lidhet me bamirësinë.

Shkak i këtij rrëfimi u bë një pyetje që një fanse i kishte dërguar me mesazh. E pyetur se çfarë bën me rrobat që nuk i përdor më, balerina e njohur është përgjigjur:

“I dërgoj në xhami. Madje nesër duhen dorëzuar”.

Në një pyetje nga një ndjekës në Instagram, Selin është pyetur se çfarë bën me rrobat që nuk i përdor më. Ajo është përgjigjur:

Selin ka treguar se kjo është një nga pyetjet që i drejtohet shpesh dhe se në disa raste rrobat ua ka dhuruar edhe personave që i kanë kontaktuar drejtpërdrejt.

Megjithatë, ajo ka bërë të ditur se pjesën më të madhe të veshjeve që nuk i përdor më, prej vitesh i dërgon në xhami, ku më pas shpërndahen për njerëzit në nevojë. Ky veprim bamirësie, sipas Selinit, ka qenë pjesë e jetës së saj edhe para pjesëmarrjes në Big Brother VIP Albania dhe ka vazhduar edhe pas përfundimit të këtij rrugëtimi.

“Ndër pyetje më të shumta që marr… Ka patur raste që u jam përgjigjur dhe dërguar vajzave që më kanë shkruar në DM, por më së shumti prej vitesh i dërgoj te Xhamia Tabakëve. Para dhe pas BB”, ka shkruar Selin në postimin e saj në “Instastory”.

Madje Selin tregon se me çdo biznes që bashkëpunon, mundohet që në mos dhurata, të bëjë ulje për të përfituar edhe fansat e saj.

Në postimin e radhës, ish-banorja e shtëpisë më të famshme në Shqipëri shkruan:

“Shumë mesazhe nga ju! Do doja të kisha aq shumë sa për ti dhuruar te ju të gjitha që më keni shkruar, për momentin ato që kam hequr i kam dhuruar në disa goca në Berat, Korçë, Pogradec dhe pjesën tjetër së bashku me të Gimbos në xhami.

Faleminderit që mi besoni dhe i ndani me mua këto momente jo shumë të mira që po kaloni në jetë, edhe unë kam qenë dikur në këpucët tuaja…

Me rëndësi është të keni vizion për jetën tuaj dhe mbi të gjitha besimin në Zot!”.