Kejsi Tola është padyshim një nga këngëtaret me zërin më të mirë dhe njihet për këngët e saj shumë të bukura të dashurisë. Megjithatë, këngëtarja nuk ka qenë edhe aq shumë aktive me projekte të reja muzikore, megjithatë së fundmi ka vendosur të na surprizojë.

Albumi më i ri këngëtares Kejsi Tola “Luminous” u promovua me një koncert inovator mes miqsh dhe personalitetesh të media dhe muzikës mbrëmjen e së mërkurës. Mes shumë të ftuarve ishin edhe çifti i njohur dhe mjaft i pëlqyer nga publiku Graciano Tagani dhe Argjira Spanca, ata treguan nëse do të ishin bërë pjesë e BB VIP.

Graciano: Jo, unë me Argjirën kurrë. Vetëm po. 

Argjira: Unë me Graciano kurrë por as vetëm jo. Me thënë të drejtën nuk e shoh veten shumë në “Big Brother” nuk jam tip i “Big Brother”-it, jam shumë rehat jashtë kështu që do të qëndroj jashtë.  Jemi në rregull me botën e jashtme. 

Si do të reagonte Argjira nëse partneri i saj do t’i thoshte se kishte vendosur të bëhej pjesë e “Big Brother VIP”?

Argjira: Ia kam thënë unë dy llafe Gracianos. I kam thënë: “Ose mua ose atë”. Jo, jo jemi shumë rehat dhe kemi shumë plane të dy si çift dhe na pret një e ardhme shumë e mirë kështuqë pse të mbyllemi aty brenda kur kemi shumë plane jashtë. Për plane, bebe e kam fjalën domethënë. Unë gjithmonë bëj gafa dhe them gjëra të nxiturara në intervista, nuk e kemi nisur beben por e kemi në plan si çift që jemi bëjmë plane. 

Graciano: Këto janë punët e Zotit kështu që i lëmë këto diskutime.

Por çifti kanë në plan të bëhen prindër apo të bëjnë një dasmë më parë?

Graciano: Për dasmë as unë as Gjira nuk është se kemi ndonjë qejf të madh. Megjithatë një gjë të vogël do ta bëjmë.

Sa i përket Big Brother VIP, Graciano tregoi se ishte me Oltën ndërsa tani të dy si çift së bashku me Argjirën kanë dëshirë që ta fitojë Dea.

Graciano: Isha me Oltën, por tani patjetër Dean duke qenë që e kam edhe mikeshë dhe ka treguar seriozitet, edukatë, e mbajtur, të gjitha të mirat. Pse jo? Të fitojë një shembull që duhet ndjekur dhe jo më strategjitë dhe këto që na kanë lodhur dhe realisht mezi po pres që të mbarojë.