“Do të martohem këtë verë”, “Do të bëhem baba për herë të dytë”, ishin vetëm disa nga deklaratat e bujshme që reperi i njohur, Mozzik, ndau papritur një ditë më parë në “Instagram”-in e tij.

Por ai nuk u ndal me kaq, pasi ka vijuar me të tjera postime ‘të çuditshme’ që kanë bërë fansat shumë kuriozë. Këtë herë Mozzik ka publikuar një unazë diamanti në “Instastory”. E pas saj një video ku shkruan “Unë natën e dasmës”.

E pas këtyre veprimeve, fansat aludojnë se Mozzik mund të jetë rikthyer sërish me reperen e njohur, Loredana, me të cilën janë dhe prindër të një vajze Hanën. E duket se rikthimi i tyre ka bërë që çifti të marrin hapin e rëndësishëm në marrëdhënien e tyre siç është dhe martesa.