Këngëtarja me famë botërore, Madonna, ka bërë një rrëfim surprizues mbi jetën e saj intime, duke zbuluar se përvoja më e veçantë seksuale e jetës së saj ka qenë me John F. Kennedy Jr.
Artistja po promovon aktualisht albumin e saj të ri “Confessions II” dhe, në vend të një turi tradicional intervistash, mori pjesë në një video speciale së bashku me dramaturgun Jeremy O. Harris, artistin Bob The Drag Queen, balerinin Ivy Mugler, stilistin Raul Lopez dhe Marcello Gutierrez nga revista ID.
Sipas “Page Six”, e cila siguroi videon përpara publikimit, gjatë bisedës Raul Lopez e pyeti Madonnën: “Kush ka qenë partneri më i mirë në seks që ke pasur?”.
Këngëtarja u përgjigj se do të përmendte vetëm persona që nuk jetojnë më.
“Do të përmend vetëm njerëz të vdekur”, tha ajo, përpara se të pëshpërinte emrin “John F. Kennedy Jr.”, duke shkaktuar reagime të forta dhe të habitura nga të pranishmit.
Lopez shtoi më tej: “Të gjithë thonë se ai ishte i jashtëzakonshëm dhe shumë i mirë në seks”, ndërsa Madonna reagoi me një përgjigje të shkurtër: “Mmm, po”.
Madonna dhe John F. Kennedy Jr. patën një lidhje shumë të shkurtër romantike në fund të viteve 1980.


