Pas historisë së tyre romantike në “Big Brother VIP Albania”, Brikena Selmani dhe Mateo Borri kanë ngritur dyshime të forta për një ndarje të mundshme, pas lëvizjeve të fundit në rrjetet sociale. Ata nuk ndjekin më njëri-tjetrin në llogaritë e tyre në Instagram, por Mateo ende mban në profil një foto së bashku.
Edi Manushi, në një lidhje me “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, u ngacmua më shumë lidhur me këtë temë, duke qenë se dyshja do jenë po ashtu në “Top Arena” në Top Channel.
I pyetur nëse e di si qëndron e vërteta e këtyre lajmeve rreth ndarjes, Manushi u përgjigj:
“Do përgjigjem siç m’u përgjigj Mateo kur e pyeta dje; “Flasim për punë, jo për gjëra si këto!” Kështu ishte përgjigjja! Kjo hynka tek gjërat e qejfit. Në jetë paska dhe ndarje… Ne nuk i dimë gjërat dhe nuk flasim për kolegët…”. /TAR/



