Menjëherë pas përfundimit të Sunny Hill Festival në Prishtinë, Dua Lipa udhëtoi për në Nju Jork.

Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare ka udhëtuar për t’i qëndruar pranë bashkëshortit të saj, aktorit Callum Turner, gjatë premierës së filmit të tij më të ri.

Kjo ngjarje shënoi edhe paraqitjen e tyre të parë zyrtare si burrë e grua në një tapet të kuq. Prania e tyre tërhoqi vëmendjen e të gjithëve, por ajo që po bën xhiron e rrjetit është një moment mjaft ‘intim’ mes çiftit gjatë aktivitetit.

Në rrjetet sociale është bërë virale një pamje ku Dua shihet duke shikuar Callum me një vështrim të ngrohtë, që zbulon qartë kiminë e tyre të fortë.

Video në fjalë u shpërnda me shpejtësi në platformën X, ku fansat e tyre shpërthyen në komente për dashurinë e çiftit të famshëm.