Pas gjashtë vitesh martesë, Ricky Martin dhe Jwan Yosef, vendosën që të divorcoheshin. Pasi zbuluan se do të ndaheshin, ata janë munduar që të mos japin shumë detaje për publikun.
Por së fundmi, këngëtari i famshëm ka dhënë një intervistë për “Telemundo” dhe ka folur për ndarjen e tyre, ndërsa ka përshkruar reagimin e fëmijëve kur u është thënë vendimi i tyre.
“Kur publiku ynë e mori vesh, ne kishim kaluar tashmë një proces pikëllimi. Shihemi në sy dhe buzëqeshim, përqafojmë njëri-tjetrin, kalojmë ulje-ngritjet, qajmë dhe qeshim bashkë”, tha Ricky Martin.
Artisti shtoi se fëmijët nuk panë kurrë ndonjë zënkë mes tyre.
“Fëmijët nuk panë kurrë një grindje mes meje dhe Juan. Na thanë “do divorcoheni? Po si do divorcoheni? Pse?”. Ne i zgjidhëm mosmarrëveshjet tona me një diskutim të këndshëm në dhomën tonë”, shpjegon ai.
“Kështu që kur u thamë, ata thanë, ‘OK, a jeni të lumtur? A jeni mirë? Ky është vendimi juaj? Mos e bëni për ne, ne jemi mirë’”, shtoi këngëtari i famshëm.
Ky i fundit gjithashtu përmendi se është i hapur për një lidhje të re në të ardhmen.
“Dua të kaloj mirë, të shijoj jetën. Le ta marrim lehtë, por po, mund ta shoh veten në një lidhje tjetër në të ardhmen. Nuk po flas për të ardhmen e afërt, por më pëlqen të jem i dashuruar. Më pëlqen të jem në një lidhje, të zgjohem në mëngjes me një puthje”, theksoi ai.