Gjatë një bisede ditën e djeshme, Kristi dhe Olta kanë akuzuar Dean se ka flirtuar me Kristin. Ky i fundit i tha në një moment Deas se ajo ishte shkëputur emocionalisht nga Amos javën e fundit. Sipas tij, ajo ka shkuar dhe ka flirtuar me të.

Kristi i tha Deas se ka shkuar te krevati i tij dhe ka bërë disa gjeste. Nga ana tjetër ajo i tha ‘turp të kesh’ që thua diçka të tillë.

Pjesë nga biseda:

Kristi: Ti ke bërë ca gjeste…Erdhe te krevati im…

Dea: Erdha te krevati jot? Po tallesh që thua ky është gjest?

Kristi: Po flirtoje me mua, absolutisht

Dea: Turp të kesh që ma thua!

Kristi: Flirtim është

Dea: Po ik o Kristi ça thua si ke guxim ta thuash

Olta: Ti Dea flirton gjithë kohës

Dea – Kristit: Ke flirtuar ndonjëherë me ndonjë vajzë? Ai është flirti për ty?

Kristi: Të ulesh te krevati im flirt është

Dea: Si guxon e thua se po më habit

Olta: E ke bërë ke flirtuar, por e bëre në moment të shëmtuar