Luiz Ejlli është duke bërë të pamundurën që Olta Gixhari të mos bisedojë në asnjë moment me Keisi Medinin. Kjo e fundit hyri në shtëpinë më të famshme në Shqipëri spektaklin e kaluar, së bashku me Tan Brahimin dhe Bledi Manen. Vajza e këngëtarit të njohur, Sabiani, u pozicionua menjëherë krah Luizit.

Teksa ajo po darkonte me Kiarën, Luizin dhe Oltën, kjo e fundit e pyeti këngëtarin se pse ai ulet pranë tyre në tryezë, sepse sipas aktores, karrigia e tij ndodhet në fund të tavolinës dhe jo pranë saj.

Luizi i tha asaj se është ulur ditët e fundit, pasi Keisi zgjodhi karrigen pranë Oltës për tu ulur. Ai i tha aktores së njohur se nuk ka dëshirë ta lë Keisin pranë saj, sepse ajo e manipulon atë.

“Si zot shtëpie që jam, kam të drejtë të ulem ku të dua unë. Meqenëse këtu ulet Keisi gjithmonë edhe dua me i qëndruar në krah që të mos e manipulosh ti. Dua të jem këtu kur nis me hedh rrjetat ti, ndërhyj unë. Për sa kohë bën muhabet të përgjithshëm nuk flas hiç. Sa të fillosh ti me ato sinjalet e tua, unë ndërhy. A do kjo me u manipuluar, tërheqim unë. Por kur e shoh se nuk është duke të kuptuar, ja bëj të ditur, fillon kjo. Ma ka thënë Keisi ‘të lumtë që po më mbron nga kthetrat e saj, pavarësisht se lepuj janë, nuk kanë çfarë të më bëjnë”, sqaron Luizi.