Një nga sfidat me të cilat përballen prindërit sot është këmbëngulja e fëmijëve të tyre për të patur celularë dhe pajisje të tjera dixhitale në një moshë shumë të vogël.

Këngëtarja Pink, nënë e dy fëmijëve, nuk bën përjashtim nga rregulli, dhe teksa shumë të tjerë ua pliotësojnë fëmijëve këtë dëshirë, Pink ka vepruar ndryshe.

Në këtë mënyrë, Pink beson se ajo po mbron vajzën e saj 11-vjeçare nga efektet potencialisht të dëmshme të mediave sociale tek fëmijët dhe adoleshentët.

Por si ka arritur që sërish ta bëjë të lumtur? Ajo i ka dhuruar një orë inteligjente, me të cilën e bija mund të kontaktojë nënën e saj nëse e lind nevoja, dhe më këtë ajo e ka harruar plotësisht celularin.

“I thashë, nëse mund të më japësh informacion shkencor nga një burim i besueshëm se media sociale është e mirë për ty, atëherë unë do ta pranoj’- shpjegoi ajo.