
Aktorja e famshme italiane, Monica Bellucci, ka treguar edhe një herë dashurinë e saj për ishullin Paros në Greqi. Ylli i kinematografisë viziton shpesh herë ishullin dhe blerja e saj e fundit tregon se ajo do të vijë më rregullisht në Greqi.
58-vjeçarja ka blerë një shtëpi në ishullin Paros dhe sipas një raportimi të “Happy Day”, aktorja qëndronte në Greqi si mysafire e mikut të saj. Ndërkaq, pamjet e shtëpisë luksoze u publikuan përmes një video të transmetuar në një emision grek.
Rikujtojmë se së fundmi Bellucci ka konfirmuar marrëdhënien e saj me regjisorin Tim Burton. 58-vjeçarja në një intervistë për “Elle France”, tha se e dashuron 64-vjeçarin amerikan.
“Çfarë të them… Së pari, jam e lumtur që e kam njohur. Është nga ato takime që rrallë të ndodh në jetë. E dashuroj si njeri dhe tani do ta njoh edhe si regjisor”, tha Bellucci, e cila do të interpretojë në filmin “Beetlejuice 2” të regjisorit Tim Burton.













