Krissy Cela, themeluese dhe drejtoreshë kreative e Oner Active, një prej markave të veshjeve sportive me rritjen më të shpejtë, me qindra milionë të ardhura në vit, dha një intervistë për Aspire. Krissy, një shqiptaro-britanike e lindur dhe rritur në Mbretërinë e Bashkuar e nisi duke krijuar PDF me programe stërvitjeje në laptopin e saj si studente dhe për një dekadë, ndërtoi një prej komuniteteve më besnike të fitnesit në internet.

Me kalimin e kohës, ky komunitet u shndërrua në bazën e klientëve të saj, në kanalin kryesor të shpërndarjes dhe, në fund, në themelin mbi të cilin u ngrit Oner Active. Në intervistën e fundit ajo krahason dy sisteme, atë në Britani dhe në SHBA, duke u shprehur se Amerika është ajo që e lejon vërtet biznesmenin të fitojë. Sipas saj Britania, jo vetëm që nuk e lehtëson këtë, por edhe e pengon. Kjo deklaratë përforcon edhe njëherë bindjen se Amerika është vendi i mundësive.