Në një intervistë për emisionin “Pushime On Top” me Lei Krajën, Monika Kryemadhi ka treguar më shumë detaje për jetën e saj personale.

E pyetur nga moderatorja e njohur se kur ka qenë hera e fundit që ka gatuar një burrë për të, Monika u shpreh se nuk ndodhur ndonjëherë një gjë e tillë.

Ndërsa e pyetur nëse e shikon veten krah një partneri në të ardhmen, Kryemadhi u përgjigj ‘jo, të rri duke larë brekët e të tjerëve’.

Pjesë nga intervista:

Lei: Kur është hera e fundit që ka gatuar një burrë për ty?

Monika: Asnjëherë nuk kanë gatuar burrat për mua, vetëm nëpër restorante. Në fakt gatuan djali.

Lei: Gatuan mirë?

Monika: Ka bërë jetë konvikti. Ata që kanë qenë në konvikt dinë me larë¸gatuar dhe pastruar.

Lei: E imagjinon veten me një partner në krah, në të ardhmen?

Monika: Jo, ik mi. Të rri duke larë brekët e të tjerëve.

Lei: Nuk e imagjinon?

Monika: Fare

Lei: Një herë mjafton martesa

Monika: Fare dhe jam shumë mirë. Zgjohem në terezinë time, i përkushtohem vetes sime.