Ish-deputetja, Monika Kryemadhi, ka dhënë një intervistë për emisionin “Pushime On Top”, ku Lei Kraja i ka bërë pyetje nga jeta e saj profesionale dhe personale.
Në një moment gjatë intervistës, moderatorja e njohur u ndal edhe në periudhën kur Monika ishte opinioniste e edicionit të pestë të “Big Brother VIP Albania:.
E pyetur se kë nga politikanët do dëshironte që të shikonte brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Kryemadhi tha emrin e Zeqine Çaushit.
Pjesë nga intervista:
Lei: Po një politikane apo politikan që do ishte mirë për këtë format?
Monika: Nuk e di këta politikanët e rinj do t’a përballonin dot.
Lei: Një që do doje t’a shikoje ti?
Monika: Ka ndryshuar fizionomia e politikanit. Nuk është më politikani që në aparencë është shtetar, që merr vendime në kuadër të sovranitetit të vendit. Sot politikani është bërë tregtar. Kështu që nuk di ça të them. Do kisha njëherë qejf Zeqinenë në Big Brother. Ajo ka bërë një zgjedhje që është shumë e guximshme për mendimin tim, është rreshtuar përballë një gjëje që jam e bindur se as ajo vetë nuk është e bindur që bën.



