Gjatë puntatës së djeshme të “Kepit të VIP”-ave, personazhet u shfaqën duke luajtur një lojë mjaft interesante dhe të guximshme.

Moderatorja e njohur, Kiara Tito, i surprizoi ata mbrëmë me një lojë, ku në një vazo ishin vendosur disa letra, në të cilën ishin shkruar pjesë të trupit në latinisht.

Secili prej personazheve do merrte një letër dhe pjesën e trupit që i binte, do ia lyente me bojë dikujt tjetër që ai e zgjidhte vetë. E kur i erdhi momenti Gertit, atij i ra diçka që donte t’a ndryshonte, por ishte e pamundur.

Ish-banorit të “Big Brother VIP 2” i ra për pjesë që t’i lyente dikujt organin gjenital.

Kiara e ndihmon dhe i thotë se mund të marrësh Shpatin, ndërkohë i zgjedh edhe ngjyrën që nuk ishte përdorur më parë. Pasi i hodhi bojë nga larg në pantallona, Gerti i leu Shpatit edhe gishtat e këmbës.