Mbrëmë Kiara Tito pasi kaloi kohë në suitë me Luiz Ejllin, ka vendosur që të shkojë të flejë në krevatin e saj. Duke qenë se këngëtari gërhet, moderatorja për të mos e zgjuar ka preferuar të ikë nga aty.
Mëngjesin e sotëm, Luizi sapo është zgjuar ka shkuar pranë saj për ta pyetur se pse ka ikur nga suita.
“Nga gërhima. S’po më zinte gjumi”, i tha moderatorja, e cila vazhdoi të flinte dhe Luizi u largua nga aty.
View this post on Instagram
Gjatë qëndrimit të tyre në suitë nuk kanë munguar bisedat, lojërat, batutat, të qeshurat, puthjet dhe përqafimet.
Ndërkohë kujtojmë se kjo është nata e fundit që ata të dy do flenë në suitë, pasi qëndrimin e aty e kishin vetëm për 3 net.
Ishte Kiara ajo që i kërkoi Vëllait të Madh si dëshirë një suitë për të dhe partnerin e saj. Dëshira e saj u plotësua, pasi ajo ishte një nga fitueset e lojës së imitimeve.