Aktorja fituese e çmimit “Oscar” u bë e famshme në skenën e Londër në vitet gjashtëdhjetë dhe më pas pushtoi Hollywood-in.
Ajo luajti një detektive televizive për 15 vjet dhe më vonë e ndërroi simbolin e saj me një kurorës, pasi u bë Dame.
Përveç talentit të saj në aktrim, ajo njihet edhe për bukurinë e saj natyrale. E madje në vitin 2014 u bë ambasadore e markës kozmetike L’Oréal në moshën 69-vjeçare.
Krahas interpretimit të figurave historike, ajo së fundmi u bë edhe yll i “Shazam 2” dhe “Fast and Furious 9”.
Por a mund ta merrni me mend se kush është ajo?
Është fjala për 78-vjeçaren Dame Helen Mirren, e cila luan si ish-kryeministrja izraelite, Golda Meir, në filmin e ri “Golda”.
Aktorja e famshme duket e panjohur në trailerin që u publikua të martën, teksa ajo ka proteza të fytyrës dhe një parukë gri.
“Daily Mail” shkruan se filmi tregon vendimet e diskutueshme që politikania mori gjatë kulmit të Luftës së Yom Kipur në vitin 1973, ku vendi i saj pësoi humbje të mëdha në një betejë me shumë shtete arabe.
“Golda” u shkrua nga Nicholas Martin, i cili më parë shkroi filmin e çuditshëm “Florence Foster Jenkins”.
Ndërkohë Dame Helen tha më parë për rolin: ‘Golda Meir ishte një udhëheqëse e frikshme, intransigjente dhe e fuqishme. Është një sfidë e madhe ta portretizosh në momentin më të vështirë të jetës së saj të jashtëzakonshme. Shpresoj vetëm të bëj drejtësinë e saj!”.