Mëngjesit e sotëm Lorenc Hasrama ka ftuar Jori Dellin që të vallëzojnë së bashku. Modelja nuk e refuzoi këngëtarin dhe nën ritmin e muzikës ato kërcyen teksa ndodheshin pranë pishinës.
Por pas këtij vallëzimi të bukur ata diskutuan me njëri-tjetrin. Teksa po bisedonin edhe me Luiz Ejllin, Lorenci thotë se e di se kush më ka nominuar dhe përmendi emrin e Jorit.
View this post on Instagram
Kjo e fundit tha se nuk gënjen dot dhe prandaj nuk reagon. Më pas i kthehet duke i thënë ‘ta them arsyen pse të nominova”.
View this post on Instagram
“Ti kur bën muhabet nuk të lë të flasësh. Flasim për një gjë, futet ai dhe nuk të lë të flasësh. Nis e flet për gjërat e veta, monologët e veta ”, sqaron Jori.
Por këngëtari kundërshton duke thënë se ‘vetëm ai nuk i fut hundët vend e pa vend”.