Futbollisti i kombëtares së Marokut, Achraf Hakimi, ka qenë padyshim një nga yjet e shquar në këtë Botëror të mbajtur në Katar.

Kombi i Afrikës së Veriut u bë skuadra e parë nga kontinenti që arriti në gjysmëfinalet e Kupës së Botës, pasi mposhti Portugalinë të shtunën.

Ndërkohë lojtari që spikati më shumë ishte super ylli i Paris Saint-Germain, Hakimi. 24-vjeçari që demonstroi sa i aftë është në mbrojtje por dhe me vrapimet e tij në krahun e djathtë.

E teksa performancat e tij kanë pushtuar imagjinatën dhe zemrat e fansave nga e gjithë bora arabe dhe më gjerë, shumë pak dinë se kush është bashkëshortja e futbollistit të ri.

Ajo është Hiba Abouk, me të cilën është takuar në Gjermani në vitin 2018. 36-vjeçarja është një aktore e mrekullueshme me origjinë tuniziane dhe libiane, e cila gjithashtu ka lindur në Madrid.

Në tetor të këtij viti, ajo dhe futbollisti u shfaqën në kopertinën e “Vogue Arabia”. Ata u martuan dy vjet pas takimit në vitin 2020. Hakimi, tani 24 vjeç, mirëpriti një djalë të quajtur Amin atë vit dhe një djalë tjetër këtë vit.

Megjithatë, gruaja e tij brune ishte një yll në seriale të ndryshme televizive kur ata u takuan.