Një pronare e sallonit të bukurisë, e kthyer tashmë edhe në një modele seksi të “Playboy”, ka zbuluar se si vitin e kaluar i bëri familjes dhurata “të çmendura” me rastin e Krishtlindjes.
Por këtë vit, Sara Blake Cheek, duket se ka marrë një vendim dhe do të kursehet në dhuratat e fëmijëve, për t’i mësuar ata se si të jenë të përulur.
Nëna e katër fëmijëve shpërndau mijëra dhurata për të dashurit e saj, duke i transferuar ato në një fermë prej një milion dollarësh. Ajo donte të shijonte një sezon luksoz festiv për t’u kujtuar, sepse ajo dhe burri i saj më parë ishin mësuar të kishin vetëm 100 paund për të shpenzuar pasi të paguheshin faturat.
Por tani që ajo është një milionere, pasi fitoi shuma marramendëse në “OnlyFans” që në vitin 2020, Sara nuk do të shpenzojë njësoj si në 2021-shin për Krishtlindje.
Në vend të kësaj, ajo dëshiron që fëmijët e saj të ndihmojnë ata që janë më në nevojë këtë dimër.
Duke folur për “Daily Star”, ajo tha: “Krishtlindjen e kaluar ne u çmendëm dhe shpenzuam rreth 10,000 paund në dhurata për fëmijët, familjet dhe miqtë tanë.
Qëllimi për mua këtë herë është më shumë për të përulur fëmijët e mi. Unë dua t’i jap çdo fëmije një buxhet dhe t’i them që të zgjedhë një tufë dhuratash për fëmijët që nuk janë në të njëjtin vend të jetës me ata”.