Një politikane ka vendosur që të tregojë format e saj trupore e veshur me bikini, duke pranuar se i janë dashur 23 vite për t’u ndjerë mjaftueshëm e sigurt për të bërë një gjë të tillë.
Monica Arce, e cila shërbeu si deputete e pavarur për Distriktin 12 të Kilit nga viti 2022 deri në 2026-n, publikoi në “Instagram” disa foto të saj.
40-vjeçarja, nënë e katër fëmijëve, ndau me ndjekësit e shumtë fotot e saj me bikini në plazh. Por jo vetëm kaq, pasi ajo dha edhe një mesazh në lidhje mbi turpërimin brutal të trupit që iu desh të duronte kur ishte në Parlament.
Monica zbuloi se vitet e pasigurisë shkatërruese u përkeqësuan gjatë katër viteve të saj në Kongresin e Kilit. Kritikët, përfshirë disa kolegë, shënjestruan pamjen e saj në vend të politikës së saj – madje e kritikuan menjëherë pas lindjes.
“Më duheshin 23 vjet që të guxoja të vishja përsëri rroba banje. Kur nuk u pëlqyen politikat ose ndërhyrjet e mia, ata nuk i kritikuan idetë e mia. Ata përdorën pamjen time fizike për të më fyer”, shkruan politikania.
Më pas ajo u etiketua si “sipërfaqësore dhe mendjemadhe” për shkak se u përqendrua në shëndetin dhe formën e saj fizike.
Por ish-deputetja, me profesion inxhiniere logjistike, tha se ka dalë më e fortë nga kjo përvojë:
“Në moshën 40 vjeç, ndihem jashtëzakonisht krenare për procesin tim profesionalisht, fizikisht dhe mbi të gjitha, shpirtërisht”.
“Ndryshimi më i dukshëm për shumicën ishte ai fizik, por ata që ishin më afër meje dëshmuan se ndryshimi më i madh u krijua në shpirtin tim”, ka vijuar ajo.
Monica, e cila nuk kërkoi rizgjedhje në vitin 2025, tani përqendrohet në aktivizmin lokal në zona si qyteti i saj i lindjes, Puente Alto, Kili.
Postimi i saj i sinqertë ka shkaktuar një valë mbështetjeje në internet, me shumë njerëz që e lavdërojnë atë për ndryshimin e situatës ndaj urrejtjes politike toksike.
“Gjithmonë ke qenë një vajzë e bukur kiliane, lëri të tjerët të qajnë nga zilia!”, i shkruan një mbështetës dhe një tjetër vijon:
“Gjithmonë ke qenë e bukur, është shumë bukur të të shoh të lumtur”.









