Dy ish-banorët e “Big Brother VIP 5”, Selin Bollati dhe DJ Gimbo, kanë rikthyer sërish vëmendjen e publikut. Video e tyre e publikuar në rrjetet sociale ka ngritur menjëherë dyshime për një surprizë të re për fansat.
Çifti i njohur nga shtëpia më e famshme në Shqipëri u shfaq në një atmosferë plot energji, duke kënduar dhe kërcyer së bashku nën ritmet e hitit “DJ” të Rezarta Shkurta. Kimia mes tyre dhe momentet spontane kanë bërë që pamjet të shpërndahen me shpejtësi në rrjet.
Por ajo që ka nxitur më shumë reagime ishte mesazhi që Selin la krahas videos:
“Keni pyetur për këtë… së shpejti”, ka shkruar fituesja e edicionit të pestë të reality show-t, duke lënë të kuptohet se mund të ketë një projekt të ri në horizont dhe duke nxitur më shumë reagime nga ndjekësit.
Menjëherë pas publikimit, fansat kanë nisur aludimet për një bashkëpunim muzikor apo edhe një remake të këngës ikonike, duke mbushur komentet me kërkesa për ta parë dyshen në një projekt të përbashkët.
Duke qenë se Selin njihet për talentin e saj në kërcim, ndërsa Gimbo për angazhimin si DJ, ndjekësit janë bindur se videoja nuk ka qenë thjesht një moment argëtues, por një paralajmërim për diçka më të madhe që pritet të publikohet shumë shpejt.



