Momente dramatike janë regjistruar në arenën e demave në Arles të Francës, ku toreadori i njohur peruan Andrés Roca Rey u përball me një situatë tejet të rrezikshme gjatë Feria du Riz.
Sustazo en la corrida goyesca de Arles 🇫🇷
— Andrés RP (@F_Anddres) September 13, 2026
Roca Rey fue atrapado de manera espeluznante por el quinto Jandilla. por suerte sin mayores consecuencias.
(Personalmente creí que había sido atravesado por el pitón, me temía lo peor, ufff) pic.twitter.com/UGAsL8i2kE
29-vjeçari, i cilësuar shpesh si “Messi i toreadorëve”, u sulmua nga demi Vicioso, një kafshë që peshonte rreth 540 kilogramë. Gjatë sulmit, Roca Rey u ngrit nga toka dhe mbeti i bllokuar mes brirëve të demit, ndërsa kafsha e tërhoqi dhe e zvarriti për disa sekonda nëpër arenë.
🇵🇪🇪🇸 Le torero péruvien Andrés Roca Rey a été opéré d'urgence après la corrida de dimanche après-midi à la Foire d'Automne à Madrid, en Espagne. pic.twitter.com/uay7BRrfzl
— 75 Secondes 🗞️ (@75secondes) October 7, 2024
Sipas përshkrimeve të incidentit, situata zgjati më shumë se dhjetë sekonda, derisa rreth dhjetë persona hynë në arenë për të shpërqendruar dhe frenuar demin. Ata përdorën pelerinat për ta larguar kafshën, duke i dhënë mundësi Roca Rey-t të çlirohej dhe të ngrihej përsëri në këmbë. Ajo që habiti më shumë të pranishmit ishte vendimi i tij për të mos u larguar nga arena. Vetëm pak çaste pas incidentit, toreadori u rikthye për të vazhduar përballjen me Vicioson.
Paraqitja përfundoi në mënyrë triumfuese për Roca Rey. Ai fitoi dy veshë dhe një bisht për përballjen me Vicioson, ndërsa në total, gjatë asaj pasditeje, siguroi tre veshë dhe një bisht. Incidenti në Arles nuk është rasti i parë kur jeta e toreadorit është vënë seriozisht në rrezik. Në prill, gjatë një ndeshjeje në Sevilje, ai u godit nga një dem dhe u ngrit në ajër, duke pësuar një plagë të thellë në këmbë. Në tetor të vitit 2024, një tjetër video tregoi momentin kur ai u kap nga brirët e një demi dhe u hodh përtokë, përpara se kafsha ta sulmonte sërish.
Roca Rey është një nga figurat më të njohura të tauromakisë moderne. I lindur në Peru, ai shkoi në Spanjë në moshën 13-vjeçare për të ndjekur karrierën si toreador dhe më vonë mori edhe shtetësinë spanjolle. Stili i tij agresiv dhe gatishmëria për t’u afruar shumë me demat e kanë bërë një prej emrave më të komentuar të këtij sporti.
Përballja në Arles riktheu edhe debatin mbi ndeshjet me dema dhe trajtimin e kafshëve. Ndërsa kjo traditë vazhdon të ketë mbështetësit e saj, kundërshtimi ndaj saj është rritur ndjeshëm në Spanjë, veçanërisht te brezat e rinj. Megjithatë, për Andrés Roca Rey, momenti i frikshëm në Arles nuk ishte arsye për t’u tërhequr. Pasi u shpëtua nga brirët e një demi 540 kilogramësh, ai u rikthye në arenë dhe e përfundoi përballjen.



