E veja e pasur e një prej shpikësve të “Roblox”-it pretendon se është mashtruar për një shumë marramendëse prej 6 milionë dollarësh nga një eskortë mashkull, sipas një padie të re tronditëse. Marianne Flippo, 49 vjeç, pretendon se Gregg Starr, një zhigolo me sy të ftohtë dhe flokë të argjendtë, e manipuloi duke i deklaruar dashurinë e tij dhe duke i thënë se e vetmja mënyrë që ata të mund të ishin bashkë ishte që ajo të shlyente kontratën e tij prej 10 milionë dollarësh me një agjenci famëkeqe eskortash.
“Fatkeqësisht, nuk isha në gjendje dhe nuk isha mjaftueshëm e kujdesshme për të kuptuar se këto deklarata ishin të rreme, por, meqë e doja dhe i besoja Starr-it, u mbështeta tek ajo që ai më tha”, shkroi Flippo në një kërkesë të paraqitur të hënën në Gjykatën Supreme të Manhatanit. “Tani e kuptoj se kam qenë e pamatur.” Flippo, e pikëlluar dhe që vuan nga një gjendje e rëndë mjekësore gjenetike, u njoh me Starr, 38 vjeç, përmes Cowboys 4 Angels, një agjenci që ofron “shoqërues meshkuj të nivelit të lartë për gra”.


