Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, është fotografuar së fundmi nga paparacët teksa po shijonte një drekë të qetë me miqtë në Beverly Glen Deli, në zemër të Beverly Hills.
Nga pamjet e publikuara në mediat e huaja, artistja shfaqet me një paraqitje të thjeshtë dhe komode, me stil casual. Bebe ishte e veshur me një triko të kuqe me detaje leopard në brendësi, flokët i kishte mbledhur në një bisht të thjeshtë, duke reflektuar një look natyral, larg skenës dhe dritave.
Në fotografi, Bebe shihet e relaksuar në tavolinë me shoqërinë, mes bisedave dhe momenteve të qeta, ndërsa herë pas here duket e përqendruar edhe në telefonin e saj. Atmosfera e përgjithshme jep përshtypjen e një dite të zakonshme, larg ritmit të ngarkuar të industrisë muzikore.
Kjo dalje vjen në një moment kyç për karrierën e saj, pasi këngëtarja e famshme po përgatitet për publikimin e albumit të saj të katërt, “Dirty Blonde”, që pritet të lançohet më 12 qershor.
Deri tani, projekti ka sjellë disa këngë të reja, ndër të cilat “New Religion” ka tërhequr vëmendje të madhe dhe është komentuar gjerësisht në top-listat ndërkombëtare.
Me një projekt të rëndësishëm në horizont, duket se Bebe Rexha po shijon disa momente qetësie, para se të rikthehet fuqishëm në skenën muzikore me albumin e saj të ri.








