Këngëtari Labinot Rexha ka qenë një nga personazhet e njohur të ekranit që ka reaguar në lidhje me sherrin mes Eduard Kuçit dhe Jozefin Markut. Ai ka dënuar dhunën dhe sjelljen agresive.

Ditën e sotme, Labinoti ishte në një lidhje direkte me emisionin “Shqipëria Live”, ku e ka cilësuar Edin si një person me zemër të mirë.

Ai shtoi më pas që autoritetet përkatëse të hetojnë “TikTok”-erët që përdorin ofendimet dhe konfliktet live për të tërhequr vëmendje.

“Për atë që kam parë në televizion, e kam dënuar atë akt. Ne duhet të kemi këngëtar që këndojnë këngë popullore. Në këto vite, nuk kam dëgjuar një këngëtar që i këndon këngë popullore publikut. Është bërë gangster dhe nëpërmjet rrahjeve të marrë vëmendje. Duke u bërë kështu gangster, unë mendoj se kështu e humb punën. Njerëzit kanë frikë të të marrin në dasma. Të isha në vend të policisë, i kisha marrë në pyetje TikTok-erat që ofendojnë live. Kam marrë mbi 200 mesazhe, njerëz që kanë frikë të ndalojnë nga policia.

Edi është pak agresiv, por ka një zemër shumë të madhe. Të rrish dy minuta me të, ai të jep çdo gjë. Është një djalë shembullor”, u shpreh Rexha.