Moderatorja e njohur, Heidi Baci, ishte mëngjesin e kësaj të hëne e ftuar në emisionin “Wake Up”. Ajo foli për pushimet verore por edhe për programin e ri që do të moderojë në këtë sezon të ri televiziv në Top Channel.

Heidin do t’a shohim së shpejti nën moderimin e “Për’puthen”, ku studion do e ndajë dhe me dy opinionistët, Erjola Doçi dhe Drini Zeqo.

Në një moment gjatë intervistës, Blendi Salaj e pyti Heidin se me cilën nga moderatoret e mëparshme të emisionit të dashurisë do të flinte në një krevat.

Mes Ori Nebiajt, Bora Zemanit dhe Megi Pojanit, ajo zgjodhi këtë të fundit, të cilës gjithashtu i kërkoi ndonjë këshillë. Sipas saj, Megi ka shumë energji, ngjyra dhe i pëlqente mënyra se si moderonte “Për’puthen”.

Pjesë nga intervista:

Blendi: Ndodh që ka pasur një gabim me prenotimet në një hotel dhe të duhet të ndash shtratin me një nga këto tre vajza. Dhe do të zgjidhje të flije në krevat me njërën prej tyre se kështu është kushti.

Heidi: Po

Blendi: Ori Nebijaj, Megi Pojani dhe Bora Zemani. Të treja kanë bërë “Për’puthen”.

Heidi: Mendoj me Megin, të më jepte ndonjë këshillë. Mirë do të ishte motër. Hajde këtu. Me Megin, moderimi i saj në atë emision më pëlqen shumë. Ka shumë energji, ka shumë ngjyra. Është një nga ato personazhet avangard për mendimin tim, që thyen tabu, që nuk i intereson dhe hidhet edhe provon, rriskon. Mua kjo gjë më pëlqen. unë jam një profil pak më ndryshe, pak më e përmbajtur dhe prandaj është një sfidë tani ky emision.