Elton Tozaj ka qenë mëngjesin e sotëm i ftuar në emisionin “Wake Up”, për të komentuar mbi ngjarjet e “Big Brother VIP 4”.

Ish-banori i “Big Brother 2” mendon se Gjesti dhe Egli nuk po e mbajnë presionin e lojës. ndërkohë shton se Laerti meriton që të jetë finalisti i dytë i këtij edicioni të katërt të reality show-t.

Pjesë nga intervista:

Si i komenton ai disa nga situatat e fundit e ndodhura në shtëpi?

Deri tani është brenda pritshmërive përzgjedhja e finalistëve. Shoh Gjestin dhe Eglin që kanë çeduar, nuk po e mbajnë presionin e lojës. Nuk po më pëlqen qasja që kanë ndaj produksionit. Nuk më vjen mirë me këto kërcënimet që po bëjnë.

Kush mendon se do të shpallet finalisti i dytë, Egli apo Laerti?

Laerti është i duhuri. Jemi të prirur të votojmë njeriun që njohim më shumë, më të përmbajtur, artistin më të mirë, që është Laerti. Më është dukur i përmbajtur, e kemi parë ndryshe, me një histori shumë të dhimbshme. Laerti është i vlerësuar edhe në jetën e përditshme, është markë.