Ivanka Trump ka shkëlqyer në dasmën e motrës së saj, Tiffany, ditën e shtunë. 41-vjeçarja, e cila ishte edhe shoqëruesja kryesore e nuses, u shfaq e veshur me një fustan të gjatë, elegant në ngjyrë blu.
Nëna e tre fëmijëve kishte zgjedhur që fustanin ta kombinonte me një palë sandale me takë shumë të lartë, ngjyrë gri.
Nga ana tjetër, vajza e ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i kishte lënë flokët e gjatë të lëshuara si dhe kishte një make-up profesional.
Ivanka është fotografuar fillimisht krah bashkëshortit të saj, Jared Kushner, i cili shfaqet mjaft elegant me kostumin e zi.
Më pas, bukuroshja bionde është kapur nga fotografët teksa i rregullonte motrës fustanin e nusërisë teksa ndodhej para altarit.
Në një moment tjetër, 41-vjeçarja shihet teksa qesh me nusen dhe shoqërueset e tjera të Tiffany-t, 29 vjeçe.
Kjo e fundit i dha fund beqarisë të shtunën në një dasmë madhështore. Vajza e ish-presidentit amerikan u martua me miliarderin, Michael Boulos.