Këngëtarja e njohur, Elhaida Dani, ka shënuar suksesin e radhës duke dhuruar një mbrëmje të magjishme në muzikalin “Notre Dame de Paris”, në rolin e Esmeraldës.
Në prapaskenë për ta mbështetur natën e mbrëmshme ishte edhe partneri i saj, Ledian Agallijaj.
Artistja ka postuar në “Instastory” një video ku çifti shihet mjaft i lumtur. Sakaq Elhaida postoi dhe një video me balerinin, i cili shfaqej duke mbajtur disa nga lulet që i kishin dhuruar asaj.
“Kur ai të ndihmon të çosh lulet në shtëpi. Akoma pa fjalë nga nata e sotme…”- shkruan këngëtarja krahas videos.