Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” janë në qendër të vëmendjes. Banorët e “BBV5” po përfliten kudo në rrjet dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin. Diskutimet brenda dhe jashtë “Big Brother VIP Albania” po vazhdojnë të përqendrohen te dinamikat e marrëdhënieve mes banorëve, sidomos në këtë fazë finale të spektaklit.

Gjatë intervistës në Big Brother Radio, Top Albania Radio, moderatorja Jonida Aliçkolli ka intervistuar finalistin Miri. Si e komenton ai empatinë që ka shfaqur në disa situata?

Empatia në lojë, garë, në shtëpinë e “BBV” është e miksuar, ndonëherë është pozitive sepse ndihesh mirë me veten, por ndonjëherë…

Sa i përket muzikës, Miri u shpreh:

Muzika në këtë shtëpi i ka kthyer banorët në njerëz.

Versioni më i mirë i imi është emocionali, por edhe ai që mbrohet dhe sulmon për të mbrojtur të drejtën e tij./TAR