Ish-bashkëshortja e Donald Trump Jr., Vanessa Trumo, ka ndarë së fundmi me ndjekësit një lajm të vështirë personal. 48-vjeçarja ka zbuluar se është diagnostikuar me kancer gjiri.
Nëna e pesë fëmijëve e bëri të ditur këtë lajm përmes një postimi në rrjetin social “Instagram”, ku zbulon se ka nisur tashmë trajtimin dhe po përballet me këtë sfidë me forcë dhe optimizëm.
Në mesazhin e saj, 48-vjeçarja tregoi se po punon ngushtë me ekipin mjekësor për të ndjekur planin e duhur të trajtimit, ndërsa zbuloi se në fillim të kësaj jave i është nënshtruar edhe një ndërhyrjeje kirurgjikale.
“Kohët e fundit më diagnostikuan me kancer në gji. Edhe pse ky është një lajm që askush nuk dëshiron t’a dëgjojë, po punoj ngushtë me ekipin tim mjekësor për planin e trajtimit”, shkroiVanessa Trump.
Pavarësisht situatës së vështirë, ajo u shpreh se po e përballon këtë periudhë e rrethuar nga dashuria dhe mbështetja e familjes dhe njerëzve më të afërt.
“Mbetem e fokusuar dhe optimiste, e rrethuar nga dashuria dhe mbështetja e familjes sime, fëmijëve të mi dhe njerëzve më të afërt”, u shpreh ish-bashkëshortja e Donald Trump Jr.
Pas ndarjes së lajmit, reagimet nuk munguan. Shumë figura publike dhe familjarë i dërguan mesazhe mbështetjeje dhe urime për shërim të shpejtë. Mes tyre ishte edhe Ivanka Trump, e cila reagoi publikisht me fjalë inkurajuese.
Edhe vajza e saj e madhe, Kai, emocionoi ndjekësit me një dedikim prekës në rrjetet sociale, duke publikuar një foto me të ëmën dhe duke e quajtur: “Personi më i fortë që njoh. Të dua.”






