Ish-banorja e edicionit të katërt të “Big Brother VIP Albania”, Gerta Gixhari, ka qenë e ftuar në emisionin “Pardon My French” me Jonida Aliçkollin dhe Niko Komanin.
Moderatorja ka komentuar banorët e BBV 5 si dhe nuk ngurroi që t’u përgjigjej disa pyetjeve pikante.
Pjesë nga intervista:
Si të është dukur ky sezon i BBV kishte personazhe që mund të ngjanin me ty?
Ky vit për mua në fakt ka qenë i qetë, në rolin e opinionistes më është ofruar si gjë dhe e bëj. Jam e qartë në mendime dhe në anët që mbaj prandaj krijoj edhe ato pakënaqësitë dhe ‘replikat’ në rrjetet sociale. Por kam vendosur mos të dal nga vetja dhe të them një mendim ndryshe edhe nëse e kam personin pëballë, sepse jam shumë e qetë kur i them mendimet ashtu siç i mendoj. Nëse unë i mbaj mendimet e mia brenda vetes atëherë unë kam gënjyer veten nuk e bëj dot. Ndoshta është edhe një nga pikat që nuk ecën shumë të manipulosh, por jo e kam në radhë të parë me veten time dhe me vendimet e mia nuk e kam fare me të tjerët se të tjerët për mua nuk ka shumë rëndësi jam pak egoiste tek kjo pjesë, por ashtu ndjehem unë më mirë. Unë vjet kam qenë pak e tërhequr nuk kam qenë agresive me kuptimin të dal, të kërkoj, të bëj takime, jo kam qenë goxha e tërhequr.



